Blog Post

Databazat Sistemore ne SQL Server 2005

,

SQL Server pervec qe jep hapesire per krijimine databazave te shumta ne nje instance, poashtu kemi te bejme edhe system databazat e asaj instance te SQL Server. Keto databaza kryejn operacione te shumta ne prapavij gjate punese me databaza tjera dhe kan role te vecanta secila prej tyre. Prandaj nje mirembajtje e kujdesshme ndaj tyre do te ishte e mireseardhur shume per punet qe bene nje DBA!

Databazat sistemore apo ne anglishte System Databases jan: master, msdb, tempdb dhe model.

Po e japim nje pershkrim te shkurter per keto databaza perderisa e kemi cek se jan te rendesishme per cdo instance te SQL Serverit:

  • master

Ne kete databaze do t'i gjejme te gjitha informacionet qe kan te bejne me databazat e krijuara nga shfrytezuesit te lokalizuara ne nje instance te SQL Serverit, informatat per Serverat e linkuar ne SQL Server si dhe te gjitha parametrat e konfigurimit te SQL Serverit. Ketu gjenden edhe informatat e te gjithe shfrytezuesve dhe fjalekalimet e tyre qe i perdorin per qasje ne SQL Server. Pra paraqet databazen me te rendesishme, pa te cilen nuk mund te filloj puna e SQL Serverit. Bazuar ne kete kjo databaze kerkon mirembajtje te vazhdueshme dhe me shume kujdes! Ajo se cka ka ndryshuar ne kete databaze ne versionin e SQL Server 2005 eshte se objektet sistemore me nuk ruhen ne ketu por ne nje databaze tjeter sistemore e qe quhet Resource Database!

  • msdb

Databaza sistemore ku vendosen informatat per backup te databazave, te gjitha informata per SQL Agent apo me konkretisht per te gjitha alarmimet dhe punet qe kryhen nepermes SQL Agent, si dhe disa tipare tjera qe kan te bejne me Database Mail (kjo mundeson dergimin e e-mail-ave tek DBA)!

  • model

Kjo databaze permbane te gjitha mostrat per krijimin e databazave dhe objekteve tjera nga ana e shfrytezuesve.

  • tempdb 

Databaza me elemente te perkohshme, eshte ne dispozicion per te gjithe shfrytezuesit qe lidhen ne SQL Server. Kryesisht permbane informacione te perkohshme prandaj eshte vend ku mund te krijohen objecte te perkohshme si tabela, procedura, variable etj. Karakteristike e kesaj databaze eshte se ajo krijohet cdo her kur starton SQL Serveri, dhe ne kete menyre kjo databaze gjithmone eshte e paster nga objektete e krijuara me pare, pra ne menyre automatike te gjitha tabelat apo procedurat e krijuara ne menyre automatike fshihen ne momentin e shkeputjes se lidhjes me SQL Server. Gjithashtu operacione e Backup dhe Restore te kesaj databaze nuk lejohen pasi qe gjithcka ne te eshte e perkohshme prandaj si e tille ska se cka te behet Backup apo Restore!

  • Resource Database

Sic e permendem edhe me larte, kjo databaze permbane te gjitha objektet sistemore te SQL Server 2005, dhe si e tille ajo eshte Read-Only database gjithashtu eshte plotesisht e varur nga master databaza.

Rate

You rated this post out of 5. Change rating

Share

Share

Rate

You rated this post out of 5. Change rating